Zgjedhjet · Qershor 2026

KREJT
PËR SHTET.
SHTET PËR KREJT.

Filiz Mustafa — kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Kosovës. Qitja pikën.

82
Numri në fletëvotim
116
V · Vetëvendosje
Filiz Mustafa, kandidat 82 i Vetëvendosjes
82.
Filiz Mustafa
KREJT PËR SHTET SHTET PËR KREJT QITJA PIKËN VOTO 82 V · 116 KREJT PËR SHTET SHTET PËR KREJT QITJA PIKËN VOTO 82 V · 116 KREJT PËR SHTET SHTET PËR KREJT QITJA PIKËN VOTO 82 V · 116
Filiz Mustafa me Albin Kurtin
Krah për krah
Me Albin Kurtin për Kosovën
Vizioni

Një Kosovë e fortë, e drejtë, e begatshme.

Punoj që çdo familje në Kosovë të jetojë me dinjitet — me shërbime publike që funksionojnë, me institucione që i përgjigjen qytetarit, dhe me ekonomi që krijon vende të reja pune për të rinjtë tanë.

Me Lëvizjen Vetëvendosje, vazhdojmë rrugën e ndryshimit. Pa kompromise me krimin, pa kompromise me korrupsionin. Qitja pikën.

116
Vetëvendosje
82
Numri im
2026
Qershor
Prioritetet

Gjashtë premtime. Asnjë kompromis.

01

Ekonomi që krijon punë

Mbështetje për bizneset vendore, investime në prodhimtari dhe nxitje për të rinjtë sipërmarrës.

02

Shëndetësi për të gjithë

Spitale të pajisura, mjekë të paguar mirë, dhe shërbim cilësor publik për çdo qytetar.

03

Arsim që ndërton të ardhmen

Shkolla moderne, mësues të vlerësuar, dhe lidhje e drejtpërdrejtë me tregun e punës.

04

Drejtësi pa kompromise

Luftë e pandalshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asnjë qytetar mbi ligjin.

05

Komuna më të forta

Më shumë kompetenca dhe burime për komunat — vendimet më afër qytetarëve.

06

Rini në qendër

Politika konkrete për të rinjtë: banim, punësim, kulturë dhe sport.

Filiz Mustafa në tubim
Momenti

Bashkë e ndërtojmë Kosovën që meritojmë.

Çdo votë ka peshë. Çdo zë numërohet. Më 7 qershor 2026, dilni në votime — për veten, për familjen, për Kosovën.

82
Filiz Mustafa · Vetëvendosje 116
Kush jam unë

Filiz Mustafa.

Albin Kurti dhe Filiz Mustafa

Filiz Mustafa u lind më 12 shtator 1997 në komunën e Sharrit. Ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, drejtimi Punë Sociale, dhe vazhdon të ndjekë studimet master në Sociologji.

Në vitin 2017 ka punuar si terapist dhe punëtor social në Qendrën e Autizmit në Prishtinë.

Nga viti 2018 është angazhuar si sekretar organizativ në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, kurse nga fundi i vitit 2019 në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si pjesë e Sekretariatit për Formim Ideo-Politik, e më pas si pjesë e ekipës së Koordinimit me Qendrat. Është edhe delegat i Këshillit të Përgjithshëm të LVV.

Nga viti 2022 është i angazhuar edhe si këshilltar politik i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka kontribuar në çështjet e legjislativit dhe ekzekutivit, si dhe në ndërlidhjen me strukturat organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në zgjedhjet lokale 2025, Mustafa ishte kandidat për kryetar të Komunës së Sharrit.

Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës, Filiz Mustafa do të angazhohet aktivisht për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të politikave progresiste, në punën në komisione parlamentare, si dhe në një angazhim të veçantë për avancimin e politikave rinore.

Është i martuar dhe baba i një vajze.

"Krejt për shtet. Shtet për krejt."
— Filiz Mustafa
Si të votosh

Me rëndësi: dy hapa, një votë e vlefshme.

1

Shenjo numrin 116

Te numri 116 — Lëvizja VETËVENDOSJE! vendos njërën nga shenjat: ✓   +   ✗

2

Shenjo numrin 82

Në anën e djathtë të fletëvotimit, mes deri në 10 kandidatëve nga lista e LVV-së, sigurohu që të shenjosh 82 — Filiz Mustafa.

⚠ Vëmendje

Nëse nuk vendos shenjë te numri 116, por vetëm te kandidatët, fletëvotimi shpallet i pavlefshëm dhe vota nuk numërohet.

Udhëzues si të votosh — shenjo 116 dhe 82
82
7 Qershor 2026
V 116 — Krejt për shtet. Shtet për krejt.

VOTO
FILIZ MUSTAFA

Shkruaj numrin 82 në fletëvotim — për Vetëvendosjen, për Kosovën.